NATO njofton stërvitjen me 90 mijë trupa, do simulohet mbrojtja nga sulmi rus

18 January 2024, 17:21Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
NATO njofton stërvitjen me 90 mijë trupa, do simulohet mbrojtja nga
Ushtarë në Nato

Rreth 90,000 trupa do të marrin pjesë në stërvitjen më të madhe të NATO-s për dekada, të njohur si Steadfast Defender 2024, që do të nisë javën e ardhshme dhe do të zgjasë deri në qershor, tha të enjten komandanti i lartë i aleancës Chris Cavoli.

"Aleanca do të demonstrojë aftësinë e saj për të përforcuar zonën euro-atlantike me një lëvizje transatlantike të forcave nga Amerika e Veriut”, u tha gjenerali amerikan gazetarëve në Bruksel pas një takimi dy-ditor të shefave të mbrojtjes kombëtare.

Trupat do të vijnë nga aleatët e NATO-s dhe Suedia, sipas Cavoli.

E planifikuar nga shkurti deri në qershor, manovrat do të përqendrohen në vendosjen e trupave tokësore në gatishmëri. Në “Steadfast Defender” do të simulohet një sulm rus në territorin e NATO-s, me aktivizimin e nenit 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut për mbrojtjen kolektive. Teatri operativ përfshin Gjermaninë, Poloninë dhe vendet baltike.


Video