"Ti jeton përgjithmonë", kjo është letra që avokati serb e la tek varri i Blerina Jasharit në Prekaz

18 January 2024, 16:45Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Ti jeton përgjithmonë", kjo është letra që
Avokati serb Cedmori Stojkoviç në varrezat e familjes Jashari në Prekaz

Avokati serb Cedmori Stojkoviç vizitoi sot Prekazin ku edhe ka bërë homazhe tek varrezat e familjes Jashari.

Stojkoviç gjatë vizitës së tij, ka lënë edhe një letër tek varri i Blerina Jasharit, vajzës 7-vjeçare të vrarë në Prekaz.

“Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet paqe. Dhe miliona shpres dhe ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën “Më fal””, thuhet në letrën e Stojkoviç.

Vizita e Stojkovic tek varrezat e familjes Jashari ka ardhur pas arrestimit të politikanit serb, Nikola Sandulovic, pas publikimit të videos teksa nderonte varrezat e familjes Jashari.

"Ti jeton përgjithmonë", kjo është letra që
Letra e Cedmori Stojkoviç

Video