
Vittorio Feltri, drejtor i Il Giornale dhe këshilltar në Rajonin e Lombardisë me “Fratelli d'Italia”, është pezulluar për katër muaj nga Këshilli Disiplinor i Urdhrit të Gazetarëve të Lombardisë për fjalët e thëna gjatë episodit të 28 nëntorit 2024 të programit “La Zanzara”, të transmetuar në Radio24.
Masa disiplinore vjen pas një fraze në lidhje me protestat në lagjen Corvetto të Milanos për vdekjen e Ramy Elgaml, të riut që humbi jetën gjatë një ndjekjeje nga karabinierët natën e 24 nëntorit.
“Do t'i qëlloja myslimanët në gojë. Nuk kam aspak turp t'i konsideroj myslimanët raca inferiore", ishin deklaratat e Feltri-t, të cilat u kritikuan edhe nga partia e tij dhe gjithashtu u dënua me gjobë nga Agcom prezantuesit e programit Giuseppe Cruciani dhe David Parenzo.
“E njoh Corvetto-n", vazhdoi Feltri, i cili u largua nga Urdhri i Gazetarëve në shenjë proteste në vitin 2020 dhe u rikthye vetëm një vit më parë. "Nuk shkoj në periferi, sepse nuk më pëlqejnë. Janë kaotike, të shëmtuara dhe mbi të gjitha plot me qytetarë jo-BE që nuk i duroj dot. Thjesht shikojini se çfarë bëjnë këtu në Milano. A duhet tw pendohesh për vdekjen e një djali? Nëse dikush vendos të bëhet delinkuent, pavarësisht nëse është 19 apo 27 vjeç, është njësoj”, shprehej ai .