Një ndihmëse dhe viktimë e pedofilit të ndjerë Jeffrey Epstein është zhdukur prej disa ditësh pasi një gjykatë në Nju Jork vendosi publikimin e dokumenteve të reja lidhur me skandalin e madh seksual të abuzimit ndër vite të vajzave minorene.
Mijëra faqe dokumente detajojnë se si Epstein drejtoi një rrjet trafiku seksual dhe nganjëherë ndihmohej nga politikanë të lartë dhe të famshëm. Emrat e dy ish-presidentëve, një anëtari i familjes mbretërore në Mbretërinë e Bashkuar dhe të famshëm të tjerë ishin ndër dokumentet e paredaktuara.
Nadia Marcinkova, e cila kaloi vite në krah të Epstein, nuk është parë në shtëpinë e saj që nga publikimi i “dosjeve Epstein”, sipas New York Post. Modelja e kthyer në pilote është një nga personazhet më misterioz dhe më të pakapshëm në sagën e Jeffrey Epstein.
Epstein e solli Marcinkovën në SHBA në vitin 2001 kur ajo ishte 15 vjeç. Ai shpesh e quante atë “skllave të seksit, jugosllave”, sipas dëshmive të viktimave të tjera.
Raportet tregojnë se me kalimin e viteve, Marcinkova u shndërrua në një abuzuese dhe vazhdoi të qëndronte me Epstein. Ajo fluturonte shpesh me financierin amerikan nëpër botë me avionin e tij privat “Lolita Express”, një emër që mori për shkak të të gjitha vajzave të mitura që fluturonin me të. Ende nuk dihet nëse Marcinkova ka vepruar ndonjëherë si pilote e Epstein.
Ajo është akuzuar se siguronte viktimave për Epstein dhe ndonjëherë edhe për pjesëmarrje në abuzim seksual, por nuk është përballur kurrë me akuza pavarësisht akuzave.
Në një video të vitit 2017, Marcinkova shfaqet duke bërë shaka me një instruktor fluturimi në një aeroport në Palm Springs. Duke u prezantuar fillimisht si një studente të aviacionit, ajo më vonë i befasoi të gjithë me aftësitë e saj mbresëlënëse akrobatike ajrore. Pas fluturimit, ajo kaloi pa probleme në rolin e një modeleje, duke nxjerrë në pah personalitetin e saj të gjithanshëm.
Dëshmia e Marcinkovës, u zbulua të premten si pjesë e tufave të dokumenteve që u zbardhën këtë javë. Dokumentet rrjedhin nga një padi civile e vitit 2015 nga Virginia Giuffre, e cila thotë se ajo ishte një nga shumë vajzat e reja të trafikuara nga Epstein dhe partnerja e tij, Ghislaine Maxwell.
Një gjykatëse Nju Jorkut vendosiu mërkurën të zbulonte identitetet e njerëzve të lidhur me çështjen Jeffrey Epstein, financierit amerikan që vrau veten në vitin 2019 teksa priste gjyqin për krime seksuale.