I vihet zjarri shtëpisë së nipit të Vladimir Putin

8 January 2024, 17:32Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I vihet zjarri shtëpisë së nipit të Vladimir Putin
Shtëpia në flakë

Shtëpisë dykatëshe të nipit të presidentit rus Vladimir Putin i është vënë zjarri gjatë mbrëmjes.

Siç raportojnë mediat ruse, shtëpia ndodhej në Ryazan, përballë me Universitetin e Mjekësisë në periferi të Moskës.

Siç raportohet në media, shtëpia i përket nipit të presidentit rus Vladimir Putin, Roman Putin.

Roman Putin (lindur në 1977) është djali i kushëririt të kreut të shtetit Igor Putin. Ai ka punuar në Ryazan nga viti 2003 deri në 2009. Ka arritur të punoj në departamentin rajonal të FSB, në këshillin e qytetit, në degën e MTS, në zyrën e kryetarit. Në vitin 2004, ai u përpoq të zgjidhej në këshillin e qytetit, por dështoi, duke fituar më pak se 16% të votave. Babai i tij, Igor Putin, jetoi dhe punoi në Ryazan nga viti 1998 deri në 2005, ishte kryetar i dhomës rajonale të licencimit dhe më vonë shkoi në kryeqytet.

Në maj 2022, të dy u vunë nën sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar.

Vjeshtën e kaluar pati informacione se dhomës së pritjes së Roman Putinit iu vu zjarri në Novy Urengoy, por Novaya zbuloi se nipi i presidentit nuk kishte më asnjë lidhje me atë dhomë.

I vihet zjarri shtëpisë së nipit të Vladimir Putin
Roman Putin

Video