Ministria e Jashtme Ruse reagon për rebelimin e Wagner, paralajmërimi për Perëndimin

24 June 2023, 19:09Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ministria e Jashtme Ruse reagon për rebelimin e Wagner, paralajmërimi
Forcat Wagner moren Rostovin pa asnje te shtene

Ministria e Jashtme e Federatës Ruse ka reaguar në lidhje me rebelimin e mercenarëve të Wagner të cilët pretendojnë se kanë marrë nën kontroll dy baza të rëndësishme ushtarake në kufi me Ukrainën dhe që të armatosur po marshojnë drejt Moskës.

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme theksohet se rebelimi i Wagner ka gjetur një refuzim të fortë në shoqërinë ruse e cila mbështet fuqishëm presidentin Vladimir Putin.

Në deklaratë i bëhet apel Perëndimit që të mos shfrytëzojë situatën e brendshme në Rusi për të realizuar qëllimet rusofobike.

Pikat e deklaratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse:

-Aspiratat aventureske të komplotistëve kanë për qëllim destabilizimin e Rusisë, rebelimi shkon në favor të armiqve të jashtëm të Federatës Ruse;

-Federata Ruse do të vazhdojë kursin e saj sovran për të garantuar sigurinë e saj, për të mbrojtur vlerat e saj dhe për të forcuar autoritetin e saj në arenën ndërkombëtare;

-Tentativa për rebelim të armatosur shkakton refuzim të fortë në shoqërinë ruse, e cila e mbështet fuqishëm Putinin;

-Do të përmbushen të gjitha qëllimet dhe objektivat e operacionit special ushtarak;

-Ministria e Jashtme ruse paralajmëron Perëndimin kundër çdo aludimi për përdorimin e mundshëm të situatës së brendshme ruse për të arritur qëllimet rusofobike;

-Federata Ruse ndjen plotësisht mirëkuptimin e aleatëve për pozicionin e Moskës për të garantuar sigurinë e saj.


Video