Çmimi Nobel për Kiminë fitojnë 3 shkencëtarët e “arkitekturës molekulare”

8 Tetor 2025, 18:04Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Susumu Kitagawa, Richard Robson dhe Omar Yaghi

Shkencëtarët Susumu Kitagawa, Richard Robson dhe Omar Yaghi fituan çmimin Nobel në kimi, për zhvillimin e një forme tëre të arkitekturës molekulare duke prodhuar materiale që mund të ndihmojnë në përballimin e sfidave të tilla si ndryshimi i klimës dhe mungesa e ujit të pijshëm.

3 laureatët punuan për të krijuar konstruksione molekulare me hapësira të mëdha përmes të cilave mund të rrjedhin gazra dhe kimikate të tjera dhe që mund të përdoren për të mbledhur ujë nga ajri i shkretëtirës, ??për të kapur dioksidin e karbonit ose për të ruajtur gazra toksikë. Ato cilësohen si korniza organike metalike. 

Një prej shkencëtarëve, Kitagawa u shpreh thellësisht i nderuar nga ky vlerësim, ndërsa tre fituesit do të ndajnë çmimin e 1.2 milion dollarëve.

Puna e tyre ka të bëjë me mënyrën se si molekulat mund të ndërtohen së bashku në struktura.

Komiteti i Nobelit e ka cilësuar “arkitekturë molekulare”.

Ky është çmimi i tretë shkencor që jepet këtë javë, ndërsa më herët u shpallën fituesit në fizikë dhe mjekësi. 


Video