Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Është marrë vendimi ndaj komentatorit të njohur të ndeshjeve sportive në Kosovë, i cili e ofendoi kryeministrin Albin Kurti në transmetimin direkt të një ndeshjeje futbolli.
Mediat në Kosovë raportojnë se Andin Lokaj është pezulluar nga puna vetëm me një muaj.
Kujtojmë se me 16 shkurt, Lokaj në ndeshjen derbi të Serie A, Juventus - Inter, nisi komentimin duke e quajtur kryeministrin Albin Kurti “hajvan”.
Deklaratat e tij skandaloze, jo vetëm ofenduese ndaj kryeministrit të vendit, por edhe në shkelje të etikës sportive që ndalon kategorikisht politizimin e futbollit, duket se ka kaluar lehtë me vetëm një muaj pezullim.