Mediat serbe: NATO kërcënoi Serbinë. As mos e mendoni afrimin e ushtrisë në kufi me Kosovën

1 August 2022, 22:56Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mediat serbe: NATO kërcënoi Serbinë. As mos e mendoni afrimin e
Trupat e KFOR në Kosovë

Një pjesë e mediave opozitare të Vuçiç në Serbi flasin për një bisedë të tensionuar mes gjeneralëve të NATO-s dhe të ushtrisë serbe mbrëmjen e së dielës, pas vendimit të Kosovës për zbatimin e reciprocitetit nga ana e Qeverisë së Albin Kurtit.

Sipas tyre, NATO ka kërcënuar Serbinë hapur duke ja bërë të qartë se çdo përpjekje për të ndërhyrë ushtarakisht në Kosovë duke përshkallëzuar edhe më shumë situatën do të përballet me përgjigjen e fortë të Aleancës së Atlantikut.

Të njëjta burime shkruajnë se në këtë fazë të konfliktit në Ukrainë, ku Kievi ka ndërmarrë një kundërofensivë ndaj Rusisë në jug të vendit, Perëndimi dhe NATO nuk tolerojnë asnjë shkëndijë në rajone të tjera të Europës, aq më tepër në Ballkan dhe për më tepër nga Serbia e rrethuar nga vende anëtare të Aleancës.

“Nëse mendoni të dërgoni ushtrinë në Kosovë, apo qoftë edhe në kufi të saj si në të shkuarën (referuar ngjarjeve të shtatorit 2021, kur Serbia afroi tanke, avionë e helikopterë në kufi me Kosovën) ne do t’i bombardojmë”, citohet nga mediat serbe paralajmërimi konfidencial, por i qartë i Aleancës.

Këtyre artikujve u është referuar edhe politikani serb, Nikol Sanduloviç, që akuzon Aleksandër Vuçiç se po përdor Kosovën e nxit tensione në rajon për të mbajtur pushtetin e vet. Sipas Sanduloviç, Presidenti serb është nxitësi kryesor i tensioneve me Kosovën, Bosnjen e Kroacinë dhe përmes këtyre tensioneve po mundohet ta shesë veten si i vetmi politikan që mund të garantojë paqen e stabilitetin në rajon, në këmbim të mbështetjes së Perëndimit për të.


Video