Mbetjet e një rakete kineze do të përplasen në Hënë më 4 mars

14 February 2022, 19:27Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mbetjet e një rakete kineze do të përplasen në

Astronomët thonë se një seksion rakete që do të përplaset në Hënë në muajin mars nuk është lëshuar nga kompania e eksplorimit të hapësirës së Elon Musk siç menduan ata fillimisht.

Në vend të kësaj ata besojnë se është ndoshta një pjesë nga raketa kineze e nisur për një mision hënor në 2014. Ndikimi i përplasjes me Hënën do të jetë i vogël, thonë shkencëtarët.

Astronomët identifikuan që në janar këtë pjesë të raketës, që parashikohet të përplaset me Hënën më 4 mars.

Mbetjet në hapësirë që nuk kthehen në atmosferën e Tokës pas përfundimit të misioneve njihen si mbeturina hapësinore.

Analisti i të dhënave Bill Grey e identifikoi objektin si një përforcues Falcon 9 nga një lëshim i vitit 2015 nga programi i eksplorimit të hapësirës SpaceX i miliarderit Elon Musk. Më pas u raportua nga gazetari Eric Berger.

Por tani Grey thotë se bëri një gabim dhe në vend të kësaj ai beson se është një raketë e lëshuar në tetor 2014 si pjesë e misionit të Kinës Chang'e 5-T1, që dërgoi një anije të vogël kozmike në Hënë.

Prof Jonathan McDoëell nga Qendra Harvard-Smithsonian për Astrofizikë me bazë në SHBA tha për BBC Neës se edhe ai beson se është mbetje e raketës kineze.


Video