“Masakra në Bucha maja e ajsbergut, situata në Mariupol më e keqe”

4 April 2022, 20:52Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

 “Masakra në Bucha maja e ajsbergut, situata në Mariupol

Situata mbi ngjarjet e rënda të raportuara nga qyteti Bucha, në Ukrainë do të diskutohen nesër në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba tha se masakra që kemi parë në Bucha është vetëm maja e ajsbergut, ai theksoi se Mariupol situata është edhe më e keqe.

Ministri e tha këtë fakt në një konferencë të përbashkët për shtyp me kolegen e tij britanike Liz Truss, e cila u takua në Varshavë me kreun e diplomacisë polake, Zbigniew Rau.

Nga ana e saj BE ka ngritur një ekip hetimor së bashku me Ukrainën për të mbledhur prova mbi krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi qytetin e Bucha, 37 kilometra larg kryeqytetit.

Zelensky shkoi në spitalin e qytetit, ndërsa pa rrugën ku u shkatërruan makinat e blinduara ruse dhe foli me popullsinë vendase, duke përdorur fjalë si "krime lufte", "mizori" dhe duke e quajtur atë që ndodhi në qytet si “një nga gjenocidet më të mëdha që nga Lufta e Dytë Botërore”.

 


Video