Marshim pro-Palestinës në Romë, thirrje në korr për mos-armatosjen e Europës dhe daljen e Italisë nga NATO

21 June 2025, 17:23Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Marshim pro-Palestinës në Romë, thirrje në korr për
Marshimi në Romë

Një marshim i papritur me disa mijëra pjesëmarrës është organizuar në rrugët e Romës.

“Jemi mbi 100 mijë”, kështu u deklarua nga komiteti organizativ i demonstratës kombëtare “Stop Rearm Europe” (Ndaloni riarmatosjen e Europës) dhe “Jo luftë, gjenocid, autoritarizëm, riarmatim” nga turma masive që po shkonte drejt Koloseut.

“Italia jashtë NATO-s. Palestina e lirë nga lumi në det”, këto ishin disa prej kërkesave të çuditshme që u kënduan në korr dhe më pas nisi djegia e disa posterave me flamujt e Izraelit, BE-së dhe NATO-s. “Le t'i djegim simbolet e shtypjes”, bërtitën protestuesit ndërsa i vunë flakën një fotoje të Donald Trump.

“Ne të gjithë jemi antisionistë” dhe “Palestina e Lirë”, por edhe “Jo luftë, jo ushtar, jashtë luftës, jashtë NATO-s”, ishin disa nga brohoritjet që ndoqën njëra-tjetrën drejt fundit të marshimit kundër riarmatimit që filloi nga Piazzale Ostiense.


Video