Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një veturë është djegur të martën në fshatin Gllamnik të Podujevës, dhe brenda saj dyshohet se ka pasur edhe një person.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka thënë se vetura Golf 7 ishte me targa serbe.
“Vetura është me targa të shtetit serb. Hetimet po vazhdojnë”, ka thënë ai.
Prokuroria Themelore e ka konfirmuar se në veturë janë gjetur mbetje të eshtrave të njeriut.
Përveç ekipeve policore, në vendin e ngjarjes ndodhen edhe njësitet e mjekësisë ligjore.