“Mr Bean” shfaqet në Londër dhe ndez thashethemet se po rikthehet me një film të ri, cila është e vërteta?

5 Shkurt 2025, 09:32Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mr Bean

Rowan Atkinson u pa duke filmuar skena në Londër, duke ndezur thashethemet për rikthimin e ikonës “Mr Bean” në ekrane.

Aktori 70-vjeçar u pa duke u larguar nga stacioni i metrosë Piccadilly Circus të hënën, duke mbajtur një foshnjë në krahët e tij dhe duke shfaqur në mimikë shprehjen konfuze të karakterit të tij të famshëm.

Ylli, i cili luajti për herë të parë Mr Bean në vitin 1990, u shfaq i veshur me një pallto blu, kapele të thurur dhe një çantë të madhe të kuqe, duke nxitur spekulimet për episodet e reja të personazhit të dashur.

Një fans i cili postoi një video të xhirimeve në Instagram shkroi: “Mr Bean është në Piccadilly Circus, Londër”, ndërsa komentet vërshuan, me fansat e tij që pyesnin nëse ky është një film i ri apo një episod special.

Megjithatë, e vërteta është ndryshe, pasi aktori nuk po përgatit rikthimin e tij si Mr Bean, por po luan në serialin e tij të ri “Man Vs Baby”, vazhdim i serialit komedik të vitit 2022, “Man Vs Bee”.

Në këtë aventurë të re, Rowan Atkinson rikthehet në rolin e Trevor Bingley, i cili, pas përvojës së tij kaotike si punëtor shtëpie në një pallat luksoz, tani përballet me një sfidë të re, kujdesin për një fëmijë në një apartament luksoz në Londër.

Seriali i ri do të përbëhet nga katër episode dhe është krijuar dhe shkruar nga vetë aktori, në bashkëpunim me Will Davis.

Dhjetorin e kaluar, Netflix prezantoi një pamje të parë humoristike të serialit, ku Atkinson ishte modifikuar në mënyrë dixhitale për t’u shfaqur në seriale të ndryshme të njohura, si “Fool Me Once”, “One Day”, “Edukimi seksual” dhe filmi i animuar “Chicken Run: Dawn of the Nugget”.

Në serialin “Man Vs Bee”, i vitit 2022, Atkinson luajti si një baba i ngathët i cili punësohet në një rezidencë të mbushur me vepra arti të çmuara, makina klasike dhe një qen të adhurueshëm.

Megjithatë, përpjekja e tij për të neutralizuar një bletë problematike përfundon në një rrëmujë shkatërruese.

Përveç serialit të tij të ri, Rowan Atkinson thuhet se po përgatitet të rikthehet në rolin e Johnny English, me raporte që tregojnë se një film i katërt i mashtr të famshëm të spiunazhit është në punë.

Aktori ka luajtur për herë të fundit agjentin në vitin 2018 në filmin Johnny English Strikes Again, së bashku me Ben Miller dhe Emma Thompson.

Ndonëse më parë kishte shprehur dyshime për mundësinë e një filmi të ri, duke deklaruar në një AMA të Reddit se “dyshonte” në këtë mundësi, ai kishte shtuar: “Kurrë mos thuaj kurrë”.

Video