Macron përshëndet vendimin e Bullgarisë, por thotë se është “shumë herët për të shpallur fitoren”

24 June 2022, 21:24Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Macron përshëndet vendimin e Bullgarisë, por thotë se
Macron përshëndet vendimin e Bullgarisë

Presidenti francez, Emmanuel Macron përshëndeti parlamentin e Bullgarisë për mbështetjen që i dha formulës së propozuar nga vetë ai për zhbllokimin e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Macron nënvizoi se është herët për të shpallur fitore dhe u zotua t’i shkonte deri në fund zgjidhjes së këtij ngërçi mes Sofjes dhe Shkupit.

“Dëshiroj të përgëzoj Parlamentin e Bullgarisë për votimin e sotëm, i cili i hap rrugën heqjes së vetos për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe po ashtu edhe me Shqipërinë. Në orët në vijim do të vazhdojmë me punën e nevojshme teknike dhe shkëmbim mendimesh me partnerët tanë nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut për të zyrtarizuar një marrëveshje. Makineria diplomatike është e gatshme të përpunojë gjithçka që do të arrihet. Ka ende punë për të bërë, është shumë herët për të shpallur ‘fitore’, por ky përparim është vërtet domethënës”, shkruan Macron.

 


Video