LUFTA/ Xi Jinping në Moskë, kryeministri japonez vizitë 'surprizë' sot në Kiev!

21 Mars 2023, 08:28Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida do të takohet ditën e sotme me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Në një deklaratë të bërë publike, ministria e Jashtme e Japonisë shkruan se Kishida do të shprehte solidaritetin dhe mbështetjen e palëkundur për Ukrainën si dhe do të refuozë agresionin rus në mbështetje të rendit ndërkombëtar.

Udhëtimi i papritur i Kishida vjen ndërsa udhëheqësi kinez Xi Jinping zhvillon bisedime me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë.

Vizita e tij do të jetë hera e parë që një kryeministër japonez viziton një vend apo rajon me luftime të vazhdueshme që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kjo do të jetë gjithashtu vizita e parë në Ukrainë nga një anëtar aziatik i grupit G7 dhe e para nga një aleat i Shteteve të Bashkuara në rajon.

Xi Jinping ulet për një ditë të dytë bisedimesh me presidentin rus Vladimir Putin të martën, por aleatët perëndimorë mbeten skeptikë për çdo përparim mbi luftën në Ukrainë me Uashingtonin që thotë se vizita e liderit kinez ofron thjesht një "mbulesë diplomatike", për Moskën.

Video