Prestigjiozja amerikane New York Times ka intervistuar presidentin serb Aleksander Vuçiç pas tensioneve të 31 korrikut në veri. NYT ka biseduar edhe me përfaqësuesin e misionit diplomatik të ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, i cili ka rrëfyer episodin se çfarë i ka thënë presidentit serb, në ditën kritike në veri.
Ambasadori Hill i ka thënë gazetës amerikane se nuk e konsideronte të mundur konfliktin e armatosur Kosovë-Serbi megjithatë Vuçiçit i ka thënë se do të ishte lufta e parë që nisë për targa të veturave.
“Për qetësi ka bërë thirrje edhe zoti Hill, ambasadori i SHBA-së. Në një intervistë në kryeqytetin serb Beograd, Hill tha se ndërsa ai e konsideronte të pamundur konfliktin e armatosur, ai i kishte thënë zotit Vuçiç: “Luftërat kanë filluar për tokën, paratë, madje edhe për një grua të bukur. Por kjo do të ishte lufta e parë që kam dëgjuar ndonjëherë për të filluar me një targë”, thuhet në raportimin e New York Times.
Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher R. Hill, një ndërmjetësues veteran në diplomaci, emërimi i të cilit sinjalizoi ankthin e shtuar të Uashingtonit për Ballkanin, tha se Rusia, duke ofruar vetëm “shantazh ekonomik” dhe “kaos në të gjithë rajonin”, kishte gjetur pak mbështetës.
“Pavarësisht ndikimit të Rusisë në sektorin energjetik të Serbisë dhe pavarësisht përpjekjeve të saj për të përhapur dezinformata këtu, serbët kanë vendosur që e ardhmja e tyre është me Evropën dhe Perëndimin,” tha Hill.
New York Times e ka pyetur Vuçiçin për nofkën që i ka vënë në prill kryeministri i Kosovës Albin Kurti, duke e quajtur “Putini i vogël”.
“Unë jam 2 metra i gjatë, Putini është më i shkurtër, edhe pse gjatësia reale e Putinit është njjë temë e ndjeshme për Kremlinin. Kurti dëshiron të jetë një ‘Zelenski i vogël’që lufton ‘Putinin e vogël’”, u përgjigj Vuçiç, duke thënë se Kurti dëshiron ta bëjë Vuçiçin të duke si “një nacionalist i tmerrshëm që dëshiron të luftojë kundër të gjithëve”.
Vuçiç përsëriti edhe një herë se nuk do të vendosë sanksione ndaj federatës ruse, të paktën jo derisa të përshpejtohet anëtarësimi në BE.