"Lista e zezë me personat që do ekzekutohen", Kremlini: Gënjeshtër absolute!

21 February 2022, 11:20Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Lista e zezë me personat që do ekzekutohen", Kremlini:
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov

Rusia ka reaguar në lidhje raportin  e inteligjencës amerikane, se Rusia ka përcaktuar emrat konkretë e personave që do të ekzekutohen pas pushtimit të Kievit.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov e quajti raportin e mediave të huaja si një “gënjeshtër absolute”.

Në një letër drejtuar shefes së OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet, ambasadori i Uashingtonit në OKB në Gjenevë shkroi se forcat ruse po krijojnë lista të ukrainasve “për t’u vrarë ose dërguar në kampe pas një okupimi ushtarak”.

Peskov e përshkroi paralajmërimin si “shumë të pazakontë”.

Ai u tha gazetarëve se situata në Ukrainën lindore mbeti “e tensionuar”.

Por ndërsa Kremlini ka mohuar të ketë plane konkrete për një samit midis presidentëve të SHBA-së dhe Rusisë, ai tha se mbetet i hapur për bisedime.

“Ekziston mirëkuptimi se dialogu duhet të vazhdojë në nivelin e ministrave të jashtëm”, tha Peskov.

“Nëse është e nevojshme, natyrisht, presidentët rus dhe amerikan mund të vendosin të mbajnë një telefonatë ose të lidhen me metoda të tjera.”

 


Video