Liderët evropianë telefonatë të dytë me Zelenskyn, pa pjesëmarrjen e Donald Trump

16 August 2025, 10:23Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Liderët evropianë telefonatë të dytë me Zelenskyn, pa

Kryeministri britanik Keir Starmer ka zhvilluar në një bisedë të dytë telefonike me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë mëngjesit të sotëm.

Biseda po zhvillohet në grup së bashku edhe me liderët evropianë të vendeve anëtare të NATO-s dhe Presidentin Zelensky.

Mësohet se bëhet fjalë për të njëjtin grup liderësh që morën pjesë në thirrjen e mëparshme me Presidentin amerikan.

Megjithatë, Donald Trump nuk është pjesë e kësaj telefonate të dytë.


Video