Pritet hapja e negociatave Shqipëri-BE? Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton propozimin francez

16 July 2022, 13:36Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pritet hapja e negociatave Shqipëri-BE? Kuvendi i Maqedonisë së

Pas tre ditësh diskutime dhe debate mes mazhorancës dhe opozitës parlamenti i Maqedonisë së Veriut ka miratuar propozimin francez me 68 vota pro.

Ndërkohë jashtë Kuvendit janë duke u mbledhur dhjetëra qytetarë për të protestuar kundër këtij vendimi për javën e dytë rradhazi. Protestat u thirrën nga opozita vendase të kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja dhe e Majta. Javën e ardhshme Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut pritet të mbajnë konferencën e parë ndërqeveritare.

Cili është 'Propozimi francez'?

Drafti tashmë i miratuar parashikon që së pari të garantohet hyrja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut ku përmenden kombet e tjera dhe në baza të barabarta me këto kombe. Kusht tjetër është që të bëhet e qartë se asgjë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE nuk mund të interpretohet si njohje nga Republika e Bullgarisë të ekzistencës së "gjuhës maqedonase".

Duhet të sigurohet që fqinjësia e mirë të mbetet një kriter horizontal deri në fund të negociatave të anëtarësimit të Shkupit në BE dhe Komisioni Evropian do ta mbajë Këshillin të informuar rregullisht për zbatimin e tij. Në kuadër të procesit negociator duhet të paralajmërohet edhe rishikimi periodik i zbatimit të marrëveshjes së fqinjësisë me Republikën e Maqedonisë Veriore.

Në të thuhet se Komisioni Evropian do të monitorojë dhe do t'i raportojë Këshillit Evropian për mënyrën se si Maqedonia respekton marrëveshjet. Propozimi "merr parasysh" synimet e të dyja palëve për të lëshuar "deklarata të njëanshme mbi çështjen e gjuhës maqedonase", me sa duket duke e lënë të hapur derën për veprim në Sofje dhe Shkup mbi këtë temë.

Ai gjithashtu i imponon Shkupit një detyrim për të respektuar Traktatin e tij të Miqësisë të vitit 2017 me Sofjen, duke e drejtuar në mënyrë efektive Brukselin në monitorimin e pajtueshmërisë së asaj marrëveshjeje dypalëshe si dhe të të ashtuquajturës Marrëveshje të Sofjes të vitit 2018.


Video