
Ed Miliband do të jetë sekretar i Jashtëm i Britanisë së Madhe në kabinetin qeveritar të Andy Burnham, duke marrë drejtimin e diplomacisë britanike në një periudhë sfidash të mëdha gjeopolitike.
Miliband ka një karrierë të gjatë në politikë që daton nga vitet e para, kur ishte vetëm 28 vjeç, kur shërbeu si këshilltar i Gordon Brown në periudhën kur ai ishte sekretar i Thesarit (1997 – 2002), për t’u zgjedhur më pas deputet i Doncaster North në vitin 2005.
Ai ka punoi si ministër për Kabinetin (2007–2008) dhe sekretar i Shtetit për Energjinë dhe Ndryshimet Klimatike (2008–2010). Ai u zgjodh lider i Partisë Laburiste nga viti 2010 deri në vitin 2015, ndërsa udhëhoqi edhe portofolin e energjisë (2024–2026).
Miliband nuk është figurë e panjohur për opinionin në Kosovë. Kur qeveria konservatore e David Cameron mbështeti ndërhyrjen e NATO-s në Libi më 2011, ai — në cilësinë e kryetarit laburist të opozitës — e mbështeti parimisht veprimin ushtarak, duke përmendur shembullin e ndërhyrjen humanitare në Kosovë në vitin 1999.
“Edhe atëherë njerëzit ngrinin të njëjtat argumente [kundër ndërhyrjes në Kosovë], dhe e vërteta është se ne s’e dinim se ku do të përfundonte [angazhimi ushtarak], por duke vepreuar në Kosovë, ne shpëtuam jetën e dhjetëra mijëra njerëzve”, tha ai.