Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, James Cleverly, të cilit i ka kërkuar të mbështesë sigurinë e Kosovës pas sulmit terrorist në veri të vendit.
Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar se do të vinte në samitin e Procesit të Berlinit për të ngritur zërin për masa ndaj Serbisë, Kurti ka theksuar pikërisht këtë çështje gjatë takimit me Cleverly.
Kryeministri i Kosovës ka thënë se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sulmin terrorist në veri të Kosovës.
“Vlerësoj shumë mundësinë për t'u ulur me Sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe James Cleverly dhe për të diskutuar situatën aktuale me të cilën përballet Kosova. Theksova nevojën për të mbajtur Serbinë përgjegjëse për sulmin terrorist dhe shkeljet e tjera dhe theksova rëndësinë e mbështetjes së sigurisë së Kosovës”, ka deklaruar Kurti.
Greatly appreciate the opportunity to sit down w/ ???????? Foreign Secretary @JamesCleverly & discuss the current situation that ???????? faces. Stressed the need to hold Serbia accountable for the terrorist attack & other violations and emphasized the importance of supporting ????????'s security. pic.twitter.com/NwakmXEv1Z
— Albin Kurti (@albinkurti) October 16, 2023