Kurti: Serbët mund të ngrenë sërish barrikada dhe të sulmojnë policinë në veri të Kosovës

14 February 2023, 09:32Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kurti: Serbët mund të ngrenë sërish barrikada dhe të

Kryeministri Albin Kurti, ka paralajmëruar se bandat kriminale serbe në veri, mund të ngrenë përsëri barrikada si dhe të sulmojnë policinë e Kosovës, sidoqoftë, Kurti thekson se ata do dështojnë.

Reagimi i Kurtit vjen pasi autoriteteve e Kosovës gjetën në veri të Kosovës 3 laboratorë droge dhe arrestoi 3 serbë.

”Policia e Kosovës ka shkatërruar dje 3 laboratorë ilegalë të drogës në veri të Kosovës, një fitore e qartë për sundimin e ligjit. Bandat kriminale të sponsorizuara nga Serbia nuk do të ndalen para asgjëje – duke përfshirë barrikadat e armatosura dhe sulmet e dhunshme ndaj policisë – për të mbrojtur ndërmarrjet e tyre të paligjshme. Ata do të dështojnë”.


Video