Kurti i thotë “po” Borrell: I gatshëm të shkoj në Bruksel

20 June 2023, 16:54Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kurti i thotë “po” Borrell: I gatshëm të shkoj
Albin Kurti

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka ftuar përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë këtë javë në Bruksel, një takim urgjent për menaxhimin e krizës.

Kurti i cili kërkoi kohë për të kthyer përgjigje eshte shprehur sot se është i interesuar që të shkojë në Bruksel, në takimin që e ka përmendur Borrelli, shkruan REL.

“Unë jam i gatshëm dhe i interesuar të shkoj në takimin e radhës në Bruksel, që të paraqes hollësisht këto të dhëna, dhe ta kuptojnë që ulja e tensioneve nënkupton lirimin e menjëhershëm dhe pakushte të tre policëve dhe dënimin e agresionit te Serbisë në Kosovë, ndërsa normalizimi nënkupton zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes bazike”.

Komuniteti ndërkombëtar i ka drejtuar tri kërkesa kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me situatën në veri:

Shtensionimin e situatës atje, mbajtjen e zgjedhjeve të reja, kthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.


Video