Kurti: Beogradi zhvillon parada ushtarake aty ku u gjetën trupat e pajetë të 744 shqiptarëve nga Kosova

22 Maj 2024, 21:34Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar masakrën e Vushtrrisë 25 vite më parë nga forcat serbe.

Kurti shkruan se më 22 maj 1999, forcat e armatosura të Serbisë vranë dhe masakruan mizorisht 68 civilë shqiptarë në Vushtrri, ku sipas tij eshtrat e 67 shqiptarëve të vrarë në këtë masakër u gjetën në Batajnicë të Beogradit.

“Bukuria i kishte 16 pranvera. Më 26 gusht 1999 do të mbushte 17 vjet. Sot janë bërë 25 vite prej zhdukjes së saj. Më 22 maj 1999, forcat e armatosura të Serbisë vranë dhe masakruan mizorisht 68 civilë shqiptarë në Vushtrri.

Pas ekzekutimit, në përpjekje për të fshehur gjurmët e krimit, trupat e pajetë i dërguan në Serbi. Eshtrat e 67 shqiptarëve të vrarë në këtë masakër u gjetën në Batajnicë të Beogradit. Nuk u gjetë Bukuria”, ka shkruar Kurti.

 

Video