Edhe Franca njësoj si të gjitha vendet europiane po ndërmerr masat e saj mbi kursimin e energjisë elektrike për përballimin e dimrit. Megjithatë përballë kësaj krize askujt nuk do t’ia merrte mendja se edhe monumenti i cili përfaqëson kryeqytetin francez do të humbte shkëlqimin e tij.
Bëhet fjalë për kullën Eiffel, e cila do të fikë dritat e saj pak më shumë se një orë më herët se normalisht. Më parë kulla ndriçohej deri në orën 1 pas mesnate, ndërsa tani më dritat e saj do të fiken në orën 23:45 minuta.
Franca ka marrë edhe masa të tjera shtesë për kursimin e energjisë që përfshijnë fikjen e ndriçimit në ndërtesat publike në orën 22:00 në Paris. Udhëzimet e reja përfshijnë edhe detyrimin që ngrohja e ambienteve publike të mos kalojë 18 gradë Celcius.
Presidentit Francez Emmanuel Macron synon të reduktojë përdorimin e energjisë elektrike nga familjarët, industritë dhe institucionet me 10% pavarësisht faktit se Franca nuk është aq e varur sa fqinjët nga gazi rus.