Kritiku i Putin, Aleksei Navalny rrezikon 10 vite burg shtesë

8 February 2022, 15:10Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kritiku i Putin, Aleksei Navalny rrezikon 10 vite burg shtesë
Navalny vs Putin

Opozitari rus, Aleksei Navalny do të përballet me një gjykim të ri javën e ardhshme. Gjykimi do të mbahet brenda burgut ku gjendet aktualisht dhe nëse gjendet fajtor, mund të përballet edhe me dhjetë vjet burgim.

Zëdhënësja e Navalnyt, Kira Yarmysh tha se gjyqtarët e qarkut Lefortovo do të udhëtojnë për në rajonin Vladimir – që gjendet rreth 200 kilometra në lindje të Moskës – për gjyqin ndaj kritikut të Kremlinit. Navalny do të përballet me akuza për keqpërdorim fondesh nga Fondacioni i tij Kundër Korrupsionit dhe për shpërfillje të një gjykate në Moskë.

Më herët, gjykata tha se gjykimi do të mbahet më 15 shkurt. Avokatja e Navalnyt, Olga Mikhailova tha se vendimi për ta mbajtur gjykimin e klientit të saj brenda burgut, do të “ndikojë seriozisht” në të drejtën e Navalnyt që ta mbrojë veten. Navalny akuzohet se ka përdorur në mënyrë të jashtëligjshme mbi 4.7 milionë dollarë për përdorim personal, fonde që ishin dhënë donacion për organizatat e tij. Nëse gjendet fajtor për këtë vepër, ai mund të dënohet me dhjetë vjet burgim.

Kritiku i Putin, Aleksei Navalny rrezikon 10 vite burg shtesë

Ai po ashtu përballet edhe me akuzën për shpërfillje të gjykatës, vepër për të cilën mund të dënohet me gjashtë muaj burgim. Navalny i hedh poshtë akuzat dhe thotë se ato janë të motivuara politikisht. Kritiku i Kremlinit ishte arrestuar janarin e vitit të kaluar me t’u kthyer nga Gjermania, ku ishte trajtuar për disa muaj nga një helmim pothuajse fatal.

Ai u dënua me dy vjet e gjysmë burgim për shkelje të kushteve të lirimit me kusht për një akuzë të mëhershme. Navalny thotë se dënimi ndaj tij ka qenë i motivuar politikisht. Navalny e ka fajësuar presidentin rus, Vladimir Putin, për helmimin e tij me agjentin nervor Noviçok. Kremlini mohon se ka pasur rol në helmim, që së bashku me burgosjen e Navalnyt, është dënuar nga Perëndimi.


Video