Konkurrenti i “X-Factor” vdes në frontin e luftës në Ukrainë

29 August 2023, 21:34Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Konkurrenti i “X-Factor” vdes në frontin e luftës në

Një konkurrent i programit “X-Factor”, i cili doli vullnetar në vijën e frontit në moshën 13-vjeçare, është vrarë gjatë luftimeve në Ukrainë.

21-vjeçari Saveliy Fedan, performoi këngën e tij “Ukraine” në sezonin e nëntë të versionit ukrainas të konkursit muzikor, kur ai ishte vetëm 16-vjeç.

Ai u trajnua në Akademinë Ushtarake të Odesës përpara se të bashkohej me ushtrinë, tha kryetari i Energodar, Dmytro Orlov në një postim në rrjetet sociale.

“Ai duhet të kishte një jetë të gjatë dhe të lumtur përpara. Por jeta e djalit u ndërpre nga lufta. Ne ndajmë dhimbjen dhe shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjen dhe më të dashurit e tij”, shkroi ai.

Vdekja e tij u raportua gjithashtu nga shkolla e konviktit ushtarak, Liceu Rajonal Zaporizhsky, ku  Orlov tha se ushtari mori pjesë.


Video