Kisha Katolike lejon priftërinjtë të bekojnë martesat e së njëjtës gjini

18 December 2023, 17:08Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kisha Katolike lejon priftërinjtë të bekojnë martesat e
Papa Françesku

Vatikani ka miratuar këtë të hënë  një vendim ku i hap rrugë priftërinjve katolikë që të bekojnë çiftet e të njëjtës gjini për aq kohë sa ata nuk janë pjesë e ritualeve ose liturgjive të rregullta të kishës.

Një dokument nga zyra doktrinare e Vatikanit thotë se bekime të tilla nuk do të legjitimonin situata të parregullta, por do të ishin shenjë që Zoti i mirëpret të gjithë.

Në këtë vendim të miratuar nga Papa Françesku thuhet se priftërinjtë duhet të vendosin rast pas rasti dhe nuk duhet të ndalojnë afërsinë e Kishës me njerëzit në çdo situatë në të cilën ata mund të kërkojnë ndihmën e Zotit nëpërmjet një bekimi të thjeshtë.


Video