Kievi zmbraps sulmet në Donetsk dhe Luhansk. Presion rus në qytetin Izyum

10 April 2022, 19:15Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kievi zmbraps sulmet në Donetsk dhe Luhansk. Presion rus në qytetin

Në orët e fundit ushtria ruse po kërkon të depërtojë mbrojtjen ushtarake pranë qytetit të Izyum për të vendosur kontrollin mbi Mariupol. Në territorin e rajoneve Donetsk dhe Luhansk, ushtarët ukrainas kanë zmbrapsur të paktën tetë sulme ruse, sipas asaj që raporton Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase në përditësimin e saj më të fundit për situatën e luftës.

Ndërsa NATO është përpara një transformimi rrënjësor që do të pasqyrojë pasojat afatgjata të luftës së Vladimir Putinit në Ukrainë.

Në një intervistë me ‘The Sunday Telegraph’, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se NATO po planifikon një prani të përhershme ushtarake në kufirin e saj në përpjekje për të luftuar agresionin e ardhshëm rus.

Stoltenberg tha se objektivi i tij është të sigurojë që aleatët e tjerë të NATO-s të përmbushin kërkesën minimale të aleancës prej 2% shpenzime si pjesë e PBB-së së tyre.

Gjatë samitit të NATO-s të mbajtur 3 ditë më parë në Bruksel aleatët u treguan të gatshëm të bëjnë më shumë për të siguruar më shumë pajisje ushtarake për Ukrainë. Stoltenberg tha se aleatët e NATO-s po ofrojnë një gamë të gjerë armësh, duke përfshirë armët e kohës sovjetike dhe ato moderne.

Ndërkohë, Volodymyr Zelensky lajmëroi se kishte zhvilluar një bisedë telefonike më kryeministrin kanadez Justin Trudeau dhe se Kanadaja është imponuar t’i japë Kievit 500 milionë dollarë për shpenzimet ushtarake. Presidenti ukrainas përsëriti se “agresioni rus nuk do të ndaloje vetëm në Ukrainë”, por se “e gjithë Europa është një objektiv për Rusinë.


Video