Kërkoi falje për në Prekaz, shërbimi sekret serb masakron politikanin opozitar Sanduloviç (FOTO)

4 January 2024, 20:24Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kërkoi falje për në Prekaz, shërbimi sekret serb masakron
Kryetari i Partisë Republikane Serbe, Nikola Sanduloviç i masakruar nga shërbimet sekrete serbe

Politikani opozitar serb është rrahur brutalisht nga shërbimi sekret serb, pasi u rrëmbye prej tyre, për shkak se kishte kërkuar falje për krimet e serbëve të kryera në Kosovë.

Kryetari i Partisë Republikane Serbe, Nikola Sanduloviç, u shfaq pak ditë më parë në Prekaz, në monumentin e Jasharëve, ndërsa videon ku ai vetë shfaqej duke vendosur lule në varrin e viktimave të terrorit serb, ai e kishte hedhur në rrjetet sociale me mesazhin se "ishte i vetmi politikan serb në histori që kishte kërkuar falje në emër të serbëve për krimet e kryera në Kosovë".

Menjëherë pas videos, ai u zduk, teksa në media u raportua gjerësisht se ai ishte arrestuar nga shërbimi sekret serb BIA.

Tamshë familjarët e tij thonë se Sanduloviç është kthyer në shtëpi në gjendje të rëndë shëndetësore pasi e kanë masakruar brutalisht duke e rrahur. Për pak kohë ai qëndroi i shtruar në Spitalin Ushtarak të Beogradit.

Familjarët thonë se mes personave të maskuar që e kanë dhunuar Sanduloviç, ai ka arritur të njohë edhe Milan Radoiçiç, një prej organizatorëve kryesorë të sulmit të dështuar në veri të Kosovës.

“Këtu keni fotografi ekskluzive të Nikolës pasi doli sot nga VMA-ja dhe u kthye në shtëpi. Shkak i rrëmbimit dhe përdorimit të forcës brutale nga policia sekrete serbe – BIA, në fakt ka qenë videoja e publikuar nga vendosja e luleve në memorialin e familjes së vrarë dhe masakruar Jashari në Prekaz gjatë vitit 1998, të cilën edhe ia kanë treguar gjatë rrahjes me pistoleta, grushte, shqelma e goditje me këmbë, në kokë, në ndërtesën e BIA-s”, ka thënë bashkëshortja Bojana Sanduloviç.



Video