
Hapësira ajrore belge është aktualisht e mbyllur për shkak të një problemi teknik në Skeyes, kompania publike belge përgjegjëse për kontrollin e trafikut ajror.
Këtë e ka bërë të ditur Aeroporti i Brukselit, kompania që menaxhon aeroportin kryesor në Zaventem, duke saktësuar se për momentin nuk dihet se sa do të zgjasë mbyllja.
Një mosfunksionim në sistemin e kontrollit të trafikut ajror në Skeyes u shfaq rreth orës 15:00, shpjegoi zëdhënësi i kompanisë, Kurt Verwilligen, sipas agjencisë Belga.
Të gjithë avionët në hapësirën ajrore të kontrolluar nga Skeyes (deri në 7500 metra mbi nivelin e detit) u devijuan në vendet e afërta, me një sistem rezervë që garantonte sigurinë.
Origjina e dështimit aktualisht nuk dihet. Asnjë avion nuk mund të ngrihet ose të ulet në aeroportet e Zaventem, Antwerp, Ostend, Charleroi dhe Liège.