Izraeli bombardon objektivat e Hezbollahut në Libanin jugor!

6 Nëntor 2025, 15:45Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ushtria izraelite njoftoi pasditen e sotme, pak pas orës 16:00, se ka filluar bombardimet ndaj objektivave ushtarake të grupit Hezbollah në Libanin e Jugut, vetëm pak minuta pasi u kishte bërë thirrje banorëve të tre fshatrave të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

“Sot, ushtria izraelite ndërmori një sërë sulmesh kundër objektivave ushtarake të Hezbollahut në jug të Libanit,” thuhet në njoftimin zyrtar të forcave izraelite.

Ndërkohë, lëvizja shiite libaneze Hezbollah, e mbështetur nga Irani, deklaroi më herët gjatë ditës se refuzon çdo “negociatë politike” me Izraelin, duke theksuar se ka “të drejtën legjitime për t’u mbrojtur” kundër sulmeve izraelite.

Pak para fillimit të bombardimeve, ushtria izraelite kishte lëshuar një paralajmërim për banorët e tre fshatrave në jug të Libanit që të largoheshin menjëherë nga zonat e tyre, pasi forcat izraelite kishin në plan të godisnin “infrastrukturën ushtarake” të Hezbollahut në rajon.


Video