Ishte nisur drejt Kroacisë, shqiptari dhunohet brutalisht nga policët serbë në kufi

12 February 2023, 14:42Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ishte nisur drejt Kroacisë, shqiptari dhunohet brutalisht nga policët
Kufiri serbo-kroat

Një shqiptar i Kosovës është dhunuar fizikisht nga policët serbë në kufirin Serbi-Kroaci. Sipas mediave kosovare, bëhet fjalë për shqiptarin E.R i cili po udhëtonte nga Kosova në drejtim të Kroacisë kur u ndalua në kufi.

I dhunuari ka kërkuar ndihmë nga policia e Kosovës në kufirin e Merdarës dhe më pas është dërguar për të marrë trajtim shëndetësore në QKUK.

Ndërkohë ende nuk ka informacione të mëtejshme nga policia e Kosovës lidhur me këtë rast.


Video