Irani: Kemi diktuar kontaminim në centralin bërthamor të Natanzit

13 Qershor 2025, 19:38Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Centrali bërthamor Natanz

Sipas Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, brenda centralit bërthamor të Natanzit është zbuluar kontaminim, qoftë kimik apo radioaktiv, por jo jashtë kompleksit, pas sulmit izraelit të mëngjesit të sotëm.

Mohammad Islami, kreu i organizatës, shtoi se nuk kishte arsye për shqetësim jashtë centralit, por përpjekjet e brendshme për pastrim janë të nevojshme.

"Për aq sa dimë ne, dëmi është i kufizuar në zonat sipërfaqësore", tha ai, duke shtuar se nuk pati viktima njerëzore në sulmet izraelite.

 "Për vite me radhë, ky regjim [izraelit], me mbështetjen e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara, ka ndërmarrë hapa të pamatur për të shkatërruar paqen dhe sigurinë globale", tha ai, raporton Al Jazeera.

Më herët, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike kishte deklaruar se nuk ka rritje të rrezatimit në centralin iranian.

Video