Inteligjenca ukrainase qetëson botën: Nuk ka gjasa të përdoren armë bërthamore nga Rusia

18 April 2022, 08:28Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Inteligjenca ukrainase qetëson botën: Nuk ka gjasa të
Kirill Budanov, kreu i departamentit të inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës

Kirill Budanov, kreu i departamentit të inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës, beson se përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia nuk ka gjasa.

‘Të gjithë qetësohuni, është thjesht një kërcënim. Edhe nëse Putini ‘çmendet’ dhe përpiqet ta bëjë këtë, edhe teknikisht nuk është aq e lehtë për ta bërë. Po, ai mund të përpiqet ta bëjë, por nuk ka gjasa që ta bëjë, një element shantazhi ndaj gjithë botës dhe të gjithë e kuptuan’. 

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia do të përdorë armë bërthamore vetëm në rast të një sulmi në territorin rus, por NATO vazhdon ta shohë atë si një kërcënim real.


Video