Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një burrë nga Ferizaj i Kosovës, ka denoncuar në polici se i ka humbur gruaja, dhe ka kërkuar ndihmë për gjetjen e saj.
Burri ka dëshmuar se ajo ka dalë nga shtëpia që nga 4 Janari dhe prej asaj dite nuk ka asnjë informacion për të.
Ai ka treguar gjithashtu se pasi u zhduk, gruaja i ka lënë edhe një letër ku shkruante: “Bëj çfarë të duash, mos më prisni.”
Njësitë policore vendase tashmë janë aktivizuar për gjetjen e 30-vjeçares, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të saj.
Nuk dihet ende se pse e reja ka vendosur të largohet nga shtëpia.