Tërmeti shkatërrues në Turqi, SHBA: Gati të ofrojmë ndihmë

6 Shkurt 2023, 08:00Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

SHBA është e gatshme të ofrojë ndihmë pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke lënë mbi 300 viktima.

Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan shkruan se SHBA është e thellësisht e shqetësuar nga ky tërmet dhe se janë të gatshëm të ofrojnë ndihmë.

“SHBA është thellësisht e shqetësuar nga tërmeti shkatërrues i sotëm në Turqi dhe Siri. Unë kam qenë në kontakt me zyrtarët turq për të thënë se ne jemi të gatshëm të ofrojmë të gjithë ndihmën e nevojshme. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën në koordinim me Turqinë”, shkruan ai.

 

Video