Atentati ndaj bashkëshortit të saj, reagon Melania Trump: Autori ishte si një përbindësh

14 July 2024, 17:27Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Atentati ndaj bashkëshortit të saj, reagon Melania Trump: Autori ishte
Donald dhe Melania Trump

Melania Trump ka reaguar për herë të parë pas atentatit ndaj bashkëshortit të saj Donald Trump, duke thënë se autori ishte një “përbindësh” që e shihte burrin e saj si “një makinë politike çnjerëzore”.

Në një deklaratë të postuar në X, ajo thotë se jeta e saj dhe e djalit të tyre Barron “ishin në prag të ndryshimit shkatërrues” kur ajo pa “si plumbi iu drejtua burrit të saj”.

Ajo ka falënderuar njerëzit në të gjithë “hapësirën politike” për mbështetjen e tyre ndaj Trump.


Video