Tërmeti i fuqishëm në Stamboll, dallgë të mëdha krijohen në detin Marmara (VIDEO)

23 April 2025, 18:19Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tërmeti i fuqishëm në Stamboll, dallgë të mëdha
Tërmeti i fuqishëm në Stamboll, dallgë të mëdha krijohen në detin Marmara

Stambolli u godit nga një tërmet i fuqishëm pak pas mesditës së të mërkurës, me magnitudë 6,2 rihter, fatmirësisht pa të lënduar.

Pak pas tërmetit, në ujërat e Bosforit u formuan dallgë të mëdha, një fenomen i rrallë që u kap nga një qytetar në zonën e Beykoz-it. Pamjet e regjistruara tregojnë valë të fuqishme që godasin bregun, por fatmirësisht pa pasoja.


Sipas ministrit të Brendshëm, Ali Yerlikaya, pas tërmetit janë regjistruar 51 pasgoditje, më e forta me magnitudë 5.9. Megjithatë, nuk raportohet për dëme të mëdha në infrastrukturë apo humbje jete.

Ekspertët theksojnë se dallgët në Bosfor janë krijuar si pasojë e lëkundjeve të forta në nëntokë dhe ndryshimeve të menjëhershme në shtresat detare.


Video