Tërmeti gjunjëzoi Turqinë, Erdogan shpall gjendjen e jashtëzakonshme për tre muaj

7 February 2023, 13:56Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tërmeti gjunjëzoi Turqinë, Erdogan shpall gjendjen e
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan në një deklaratë për mediat bëri me dije se kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në 10 provinca të Turqisë për tre muaj pas tërmetit tragjik që tronditi vendin.

Ai tha se prioriteti i tyre aktualisht është që të përshpejtojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit.

“Rëndësia e fatkeqësisë së tërmetit dhe efektet e tij kërkojnë që ne të marrim masa të jashtëzakonshme. Ne shpallim 10 provinca të prekura nga tërmeti si zona fatkeqësish dhe shpallim gjendjen e jashtëzakonshme për 3 muaj. Prioriteti ynë është të përshpejtojmë përpjekjet e kërkim-shpëtimit, më pas do të fillojmë shpejt heqjen e mbeturinave dhe më pas rindërtimin”- tha Erdogan.

Presidenti turk njoftoi se aktualisht janë 3549 të vdekur dhe 22168 të lënduar, dhe se të gjitha hotelet janë vënë në dispozicion të të prekurve nga tërmeti.

Ai falënderoi dhe vendet që i kanë ardhur në ndihmë.

“Kemi marrë oferta ndihme nga 70 vende të ndryshme deri më tani, kemi biseduar me 18 krerë shtetesh dhe qeverish të cilët na kanë thirrur në telefon. Mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare është e vlefshme për ne me efektin e saj moral. Dëshiroj të falënderoj secilin nga vëllezërit dhe motrat tona nga i gjithë rajoni ynë që qëndrojnë pranë kombit tonë me lutjet e tyre”- theksoi ai.


Video