Frikë në Greqi, ndjehen lëkundje tërmeti në Halkidiki dhe Selanik

7 February 2023, 12:27Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Frikë në Greqi, ndjehen lëkundje tërmeti në Halkidiki

Një tërmet ka tronditur mesditën e sotme Halkidikin dhe Selanikun. Tërmeti ishte me magnitudë 4.2 ballë.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, tërmeti ka ndodhur në orën 11:53 me epiqendër 12 km në jug dhe jugperëndim të Ormylias, Halkidiki. Thellësia fokale u zbulua të ishte vetëm 5 kilometra.

Deri më tani nuk raportoehet për të lënduar, por tërmeti ka shkaktuar frikë, pasi vjen pas tragjedisë në Turqi dhe Siri vetëm një ditë më parë.

Turqia u godit nga një tërmet me magnitutë 7.7, duke shkaktuar deri më tani mbi 3500 viktima dhe 21 mijë të plagosur.

 


Video