Presidenti amerikan Joe Biden ka telefonuar presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe i ka shprehur ngushëllimet për tërmetin tragjik. Sipas deklaratës nga zyra e shtypit të presidencës turke, presidenti amerikan ka përcjellë ngushëllimet e tij për ata që humbën jetën dhe u uroi shërim të plagosurve.
Kujtojmë që deri më tani janë raportuar më shumë se 3500 viktima në Turqi dhe Siri, mijëra të tjerë janë plagosur dhe shumë kanë mbetur nën rrënoja. Rreth 8 mijë njerëz janë shpëtuar ndërsa mbi 25,000 njerëz janë në terren duke kërkuar për të shpëtuar personat që kanë mbetur nën rrënoja.
Presidenti Erdogan e cilësoi tërmetin si “katastrofën më të madhe” që nga ai i Erzincanit të vitit 1939. Ai njoftoi se Turqia do të hyjë në shtatë ditë zie dhe se “flamuri do të jetë në gjysmështizë deri në perëndim të diellit të dielën e 12 shkurt në të gjithë vendin dhe në përfaqësitë e huaja”