I burgosuri që CNN 'ndihmoi' të lirohej, ishte në fakt...torturues i regjimit të Assadit

17 December 2024, 15:49Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I burgosuri që CNN 'ndihmoi' të lirohej, ishte në
Pamje nga lirimi i tij nga një burg në Damask

Një burrë që u filmua nga televizioni CNN duke u liruar nga rebelët nga një burg i Damaskut ishte një ish-oficer i inteligjencës në regjimin e rrëzuar sirian, sipas banorëve vendas, dhe jo një qytetar i zakonshëm që ishte burgosur, siç kishte pretenduar ai.

CNN fillimisht e gjeti të burgosurin teksa po ndiqte të dhëna për gazetarin e zhdukur amerikan Austin Tice. Në një video-raportim, kryekorrespondentja ndërkombëtare Clarissa Ward dhe ekipi i saj, të shoqëruar nga një roje rebel, hasën në një qeli në një burg të Damaskut, e cila ishte e mbyllur nga jashtë. Roja shpërtheu bravat me armë dhe burri u gjet i vetëm brenda qelisë, nën një batanije.

Kur doli në ajër të hapur, burri u shfaq i hutuar. I pyetur nga luftëtari rebel që e liroi, burri e identifikoi veten si Adel Ghurbal nga qyteti qendror i Sirisë, Homs.

Ai pohoi se ishte mbajtur në qeli për tre muaj, duke shtuar se ishte burgu i tretë ku ishte mbyllur. Burri tha gjithashtu se nuk ishte në dijeni se regjimi i Asadit kishte rënë. Ai po mbahej në një burg që drejtohej nga shërbimet e inteligjencës të forcave ajrore siriane derisa regjimi i Asadit u rrëzua.

Por sot është zbuluar identiteti i vërtetë të burrit, që thuhet se ishte një toger në Drejtorinë e Inteligjencës së Forcave Ajrore të regjimit të Asadit, Salama Mohammad Salama.

Por një fotografi e zbuluar së fundmi e tregon atë me veshje ushtarake dhe të ulur brenda një zyre. Personi jo vetëm që nuk është qytetar i thjeshtë i burgosur nga regjimi i Assadit, por ka dyshime të forta se është një prej torturuesve të të burgosurve të tjerë.



Video