
Presidenti Donald Trump e nisi detyrën e tij duke lëshuar dekrete për faljen e qindra protestuesve mbështetës të tij, të brugosur për protestën në 6 janar 2021 në Kapitol.
Ai gjithashtu ua zbuti dënimet 14 anëtarëve të “Proud Boys” dhe të “Oath Keepers”, të cilët u dënuan ose u akuzuan për komplot kryengritjesh në lidhje me dhunën në 6 janar.
Më pas Trump njoftoi se kishte falur Ross Ulbricht, themeluesin e Silk Road, një treg i errët në internet, i cili u burgos në lidhje me shitjen e drogave të paligjshme në platformën “Dark Web”.
Tashmë në rrjetet sociale, kryesisht në Twitter, mijëra përdoruesi i bëjnë thirrje Trump të falë edhe ish policin Derek Chauvin.
Chauvin u dënua me 22 vite për vrasjen e personit me ngjyrë, George Floyd gjatë arrestimit. Pamjet e Chauvin me këmbën në qafën e Floyd bënë xhiron e rrjetit dhe nxitën një seri protestash disa mujore të dhunshme në shumë qytete të SHBA-së me moton “Black Lives Matter”.
Vlen të theksohet se Trump nuk e ka përmendur fare dhe as nuk ka premtuar se parashikon të falë Chauvin.