Hetimet për atentatin ndaj Trump nisin vrullshëm, FBI hap telefonin e agresorit, kryen mbi 100 intervista

15 Korrik 2024, 23:46Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hetimet për atentatin ndaj Trump nisin vrullshëm, FBI hap telefonin e agresorit

FBI ka arritur të sigurojë akses në telefonin e Thomas Matthew Crooks, atentatorit të Donald Trump, tha Byroja në një deklaratë.

Byroja po analizon pajisjet elektronike të Crooks dhe ka kontrolluar shtëpinë dhe makinën e tij, tha FBI.

Hetuesit kanë kryer gjithashtu “afërsisht 100 intervista të personelit të zbatimit të ligjit, pjesëmarrësve të ngjarjeve dhe dëshmitarëve të tjerë.”

Hapat hetimor janë pjesë e hetimit fillestar të FBI-së për të shtënat e së shtunës në një tubim elektoral të ish-Presidentit amerikan Trump, të cilin ajo po e heton si një tentativë vrasjeje ndaj ish-presidentit dhe terrorizmit lokal.

Autoritetet kanë thënë më parë se besojnë se Crooks ka vepruar i vetëm dhe se ata ende nuk kanë qenë në gjendje të identifikojnë një motiv për të shtënat.

 

 

Video