Reporteri i motit në Fox News, është shndërruar në hero, pasi gjatë detyrës ka vendosur të zhytet në ujin e përmbytjeve dhe të shpëtojë një grua.
Meteorologu Bob Van Dillen ishte duke raportuar për përmbytjet e mëdha të shkaktuara nga uragani Helen në Atlanta të SHBA-së, kur dëgjoi thirrjet e dëshpëruara të një gruaje të bllokuar në makinën e saj.
Ai dëgjohet teksa i thotë gruas të qëndrojë e qetë pasi ka njoftuar ekipet e shpëtimit, ndërsa pak çaste më pas ndërpret raportimin për ta shpëtuar.
Në një segment tjetër, ai shihet teksa del nga uji së bashku me gruan që e mban në krahë.
Tetë persona kanë hubur jetën si pasojë e vërshimeve të pazakonta nga uragani Helen, tashmë i klasifikuar si i kategorisë 4, ndërsa 4.4 milionë banorë kanë mbetur pa energji elektrike në Florida, Xhorxha, Karolinën e Veriut dhe Karolinën e Jugut.
What do you do when you hear a woman screaming in your live shot?
— Sandy 〽️ (@RightGlockMom) September 27, 2024
If you are Bob Van Dillen with Fox News, you perform a rescue.
Wait to the end to hear wife prediction ???? pic.twitter.com/JAwwgejfPX