Hashim Thaçi merr leje nga Specialja, viziton sot varrin e të atit në Kosovë

21 March 2025, 11:25Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hashim Thaçi merr leje nga Specialja, viziton sot varrin e të atit
Hashim Thaçi

Ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk mundi t'i jepte lamtumurën e fundit babait të tij, Haxhi Thaçi, i cili u varros të martën në Skënderaj, por tashmë ka marrë leje për të vizituar varrin.

Mediat në Kosovë raportojnë se ish presidenti ka mbërritur në Kosovë. Aeroplani privat me të cilin udhëtonte Thaçi është nisur nga Roterdami në orën 08:00 dhe ka mbërritur në aeroportin e Prishtinës në orën 10:00.

Nuk dihet ende se sa do të qëndrojë ai në Kosovë. 


Video