Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një zyrtar i lartë i Hamasit tha se grupi është i hapur për diskutime mbi një armëpushim të mundshëm me Izraelin, pasi “ka arritur objektivat e tij”.
Moussa Abu Marzouk i tha Al Jazeera-s në një intervistë telefonike se Hamasi është i hapur për “diçka të tillë” dhe “të gjithë dialogët politikë” kur u pyet nëse grupi islamik është i gatshëm të diskutojë një armëpushim të mundshëm.
Sakaq, sipas raportimeve të fundit luftimet janë intensifikuar në veri të Izraelit në kufi me Libinë, aty ku raportohet se forcat e organizatës tjetër Hezbollah, e cila është disa herë më e fuqishme se Hamas, ka deklaruar gatishmërinë dhe do të tentojë të sulmojë Izraelin.