Hakohen televizionet e institucionit amerikan, shfaqet një video “fake” ku Trump i puth këmbët Muskut

24 February 2025, 20:24Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hakohen televizionet e institucionit amerikan, shfaqet një video
Donald Trump dhe Elon Musk

Punonjësit në kafenenë e Departamentit të Strehimit dhe Zhvillimit Urban në SHBA u befasuan nga një video e çuditshme e Presidentit Donald Trump në ekranet televizive të këtij institucioni.

Në video shfaqen fjalët "Rroftë Mbreti i Vërtetë" dhe pamjet e krijuara nga inteligjenca artificiale të Presidentit Trump duke puthur këmbët e miliarderit Elon Musk.

Pamjet e videos nga në ekranet u ndanë nga një burim institucionit me reporteren e Vox Rachel Cohen, e cila e postoi atë në mediat sociale.

Është e paqartë sesi pamjet përfunduan në ekranet televizive, por një zëdhënës i institucionit premtoi se do të mbante përgjegjës këdo brenda agjencisë.

Musk është një këshilltar special i presidentit dhe drejton programin DOGE të administratës Trump për ta bërë qeverinë më efikase.

Punonjësit e qeverisë po shqetësohen gjithnjë e më shumë nga përpjekjet e Musk për të pakësuar radhët e tyre, veçanërisht pasi këshilltari miliarder i presidentit u kërkoi punonjësve ta informonin atë për atë që kishin arritur javën e kaluar.


Video